Moderatorja simpatike, Fjoralba Ponari, gjithmonë ka qenë tepër e rezervuar për jetën e saj private.
Kohë më parë ajo ka pranuar që është në një lidhje të gjatë, por nuk dëshiron ta bëjë partnerin e saj pjesë të mediave.
Megjithatë mbrëmjen e kaluar ajo nuk ka rezistuar dot dhe ka publikuar një foto krah të dashurit të saj, por duke e mbajtur ende të fshehtë portretin e tij me një ‘emoji’ zemër.
Ajo që bie në sy është gjatësia e tij, ashtu siç edhe një ndjekës ja vuri në dukje Fjoralbës pak ditë më parë duke e pyetur në “Ask me”.
“Kush është ai çuni i gjatë dhe simpatik që ishte me ty sot? P.s je si beb live”, shkruan ndjekësja, teksa Fjoralba i është përgjigjur “My bf (boyfriend). Dhe faleminderit”.
Fjoralba duket se po e shijon mjaft e lumtur lidhjen e saj në privatësi, ndaj për të mësuar më shumë për partnerin e moderatores do të na duhet të presim akoma.