INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është koka e çmendur që po i çmend të gjithë? Meta flet për këtë dhe arsyen pse mbroi kryeprokurorin Llalla

Kush është koka e çmendur që po i çmend të gjithë? Meta flet për këtë dhe arsyen pse mbroi kryeprokurorin Llalla

Publikuar më: 21:28 06-02-2017

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka folur për herë të parë për përdorimin e vargjeve të Dritëro Agollit, në konferencën ku ai doli në krah të kryeprokurorit Adriatik Llalla në konfliktin me ambasadorin amerikan, Donald Lu.

“Në vendin tim dhe në vendin tënd, një kokë e çmendur të gjithë i çmend”, ishin vargjet që recitoi Meta dhe interpretuan shumë ditët e fundit, por sipas kryetarit të Kuvendit ky ishte një mesazh për të qetësuar debatin.

“Ishte një mesazh për të qetësuar debatin, si dhe ndaj mediave të cilat ndonjëherë i keqinterpretojnë dhe nxisin debatet. Ishte një mesazh për të qetësuar gjërat sa më shumë”, tha Meta në “Top Story”.

Gjithsesi, Ilir Meta nuk pranoi se ishte bërë palë me kryeprokurorin Llalla, por dalja e tij publike kishte për qëllim transparencën dhe të vërtetën e procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. 

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta është shprehur i habitur nga deklaratat e ambasadorit të SHBA Donald Lu për kryeprokurorin Adriatik Llalla, që tha se prej disa muajsh përpiqet të pengojë reformën në drejtësi.

“Jam habitur sepse në dijeninë time kandidatët e prokurorisë ishin të vetmit që plotësonin kriteret, por kërkuam të dhëna shtesë duke pasur një dyshim nëse prokurori i përgjithshëm kishte kryer transferime për të shmangur prokurorë. Ose Lu duhet të ketë informacion që unë nuk e kam ende ose e kanë dezinformuar. ...”, u shpreh Meta.

Në lidhje me këtë çështje, për të cilën ambsadori deklaroi se Llalla shkeli kushtetutën, Meta tha se ka kërkuar informacione në rrugë institucionale. Ai u shpreh se nëse faktet ndryshojnë, atëherë do të ndryshojë qëndirm ndaj kryeprokurorit.

“Nuk jam bërë dhe nuk jam palë. Unë jam palë me transparencën. sidomos kur bëhet fjalë për një proces që ka ndodhur në Kuvendi, hedhja e shortit për KED. Dhe natyrisht derisa ngrihet një debat i fortë, qoftë edhe për shqetësimet nga një ambasador i nderuar si zoti Lu, dhe opinioni e përcjell këtë shqetësim me shumë interes, atëherë kam pasur për detyrë të bëj transparencë maksimale për procesin që kishte ndodhur, duke kërkuar të dhëna shtesë në mënyrë zyrtare nga prokuroria. Nëse prokuroria ka përjashtuar ndonjë prokuror nga kandidimi për KED që plotëson kriteret, atëherë unë do kem një qëndirm krejt tjetër ndaj Prokurorisë, ndaj Prokurorit”, tha më tej Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0038290023803711