Tayna dhe Rina janë dy nga reperet e reja të estradës që kanë bërë bujë të madhe në tregun muzikor shqiptare. Duke qenë se janë të reja në moshë dhe kanë sjellë këngë shumë “IN”, ato kanë arritur të rrëmbejnë vëmendjen e publikut shqiptar.
Madje, tekstet e këngëve janë shumë të thella saqë ato thumbojnë njëra-tjetrën e për këto diss-e janë përfolur shumë në mediat rozë. Por cila është më e bukur sipas Linda Reit? Ajo ka zgjedhur të mos e pëlqejë fare këtë foto në Instagram, madje dhe i ka kritikuar duke e quajtur Rinën si “arrixhofk” dhe Taynan me kostum karnavaleje.
Madje Linda ka bërë edhe një koment për veshjen e tyre ku shkruan se të dyja kanë nevojë për stilist se nuk e kanë idenë e stilit.