Agnesa Hadërgjonaj erdhi këtë të shtunë në shtëpinë e fundjavës ‘Një kat më lart’. Moderatori Ermal Peçi e pyeti që në nisje rreth faktit që mbiemri i saj e ndjek kudo teksa Agnesa tregon se po përpiqet ti japi Tiranës aktivitete të veçanta duke u shkëputur nga bota muzikore e së ëmës.
Dy artistët e make up-it, shumë të njohura nga puna me Kim Kardashian, Ariel dhe Mario, kanë ardhur në Tiranë prej nismave të saj. Pas Arielit, vjen edhe Mario ndaj ajo tregon si ka rënë në kontakte me ta.
“Ariel jeton me Anxhelinën. Një vit duke u përpjekur për të bindur Arielin. Nuk e shikonte farë Shqipërinë si treg. I vumë ultimatum dhe erdhi ( qesh)”. Arieli flet shumë mirë shqip, s’ta them çfarë ka mësuar (qesh sërish)’’.
Kush kushton më shumë? Arieli apo Mario? Agnesa nuk përmend shifra por thotë se fakti që Mario po vjen në një ambjent me 2000 mijë veta, kushton më shumë. Po Kim apo Kylie çfarë kanë thënë për Shqipërinë? I kanë parë ato videot nga Tirana? Pse u tha që biletat ishin shumë të shtrenjta? Zbuloni më shumë pas minutës së 15-të të videos së mëposhtme.