“Prapa një burri të suksesshëm është gjithmonë një femër e fortë” dhe prapa kampionëve janë ato: bashkëshortet e sportistëve. Në televizionin e njohur italian Spike, nga data 24 nëntor do të nisë dokumentari dhe reality show njëkohësisht i quajtur “Le Capitane” dhe pjesë e tij do të jetë një shqiptare.
Bëhet fjalë për Erjona Sulejmanin, bashkëshorten e mesfushorit Blerim Dzemaili. Gjatë Europianit “France 2016” ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithë fansave në tribuna dhe jo vetëm e jo më kot u zgjodh si fansja më seksi e “Euro 2016”. Femrat e tjera që do të marrin pjesë në këtë spektakël do të jenë: Jessica Melene, nëna e dy fëmijeve dhe bashkëshortja e sulmuesit të Lazio-s, Ciro Immobile: Emilie Nef Naf, e fejuara e Bruno Cerella: Michela Persico, gazetare sportive dhe e fejuara e mbrojtësit të Juventusit, Daniele Rugani; Silvia Slitti, organizatore eventesh dhe bashkëshortja e sulmuesit të Veronës, Giampaolo Pazzini.
Janë këto 5 protagonistet kryesore por ky “formacion” përfshin edhe femra të tjera si: Aida Yespica, Cristina Buçino, Debora Salvalaggio, Cristina Cannavaro, Giulia Calcaterra, Sarah Castellana, Francesca Brienza, Michela Quattroçioçhe.
Por çfarë është “Le Capitane”? Është një dokumentar dhe reality-show, që tregon jetën, pasionet, ëndrrat dhe aventuar e grave të sportistëve të famshëm, futbollistëve të njohur dhe basketbollistëve të njohur.
Jemi kuriozë të dimë çfarë do tregojë Erjona....