INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është partneri ideal na shtrat? Peshqit qenkan ç’qenkan, por s’keni parë akoma...

Kush është partneri ideal na shtrat? Peshqit qenkan ç’qenkan, por s’keni parë akoma...

Publikuar më: 16:41 26-04-2018

"Cila është shenja jote e horoskopit?” Kjo nuk është e thënë të jetë pyetja e parë që të bëhet sa herë je në takimin e parë me dikë, por është një arsye që të zbulon disa detaje përputhshmërie ose jo para se të futesh nën çarçafë.

Ok, mund të mos jetë arsye e vërtetë kur është fjalë për interesat e dashurisë, por është një tregues i mirë i kimisë seksuale, e cila është gjithashtu e rëndësishme në një marrëdhënie dhe një tregues i një raporti të gjatë.

Ka disa pika kyçe të cilat në dhomën e gjumit e bëjnë partnerin të jetë ose jo i zjarrtë… Dhe kjo, varet edhe nga shenja e tij e Zodiakut.

Natyrisht, kjo nuk të thotë të kthehemi të gjithë në Shigjetar apo Akrep, por, nëse do ta dish se cila është shenja e tij, do të mësohesh të përshtatesh më lehtë. Nuk ka rëndësi se ç’shenjë do të ketë ai për t’u futur nën rroba, por dëshirat e tij do t’i kuptosh më shumë nëse e di se çfarë pëlqen më shumë apo më pak në shtrat.

Valerie Mesa, një astrologe e njohur për shumë prej studimeve në këtë fushë, ka zbuluar se cilat janë shenjat me të cilat mund të përshtatesh në shtrat.

Peshqit

Peshqit kanë disa sekrete që mund të mos i keni ditur. Udhëhiqen nga Neptuni, ndaj kanë një lidhje shpirtërore të theksuar, thotë Mesa.

Kështu, ata mund të jenë misteriozë të mëdhenj kur është fjala për dëshirat poshtë çarçafëve. Të qenit empatikë, Peshqit i bën që të dominojnë kur është fjala për lidhjet shpirtërore.

"Ëndrrat e tyre neptuniane janë psikologjike dhe plot ngjyra, kështu që imagjinata për ta mund të kalojë çdo pritshmëri. Kur bien në dashuri, Peshqit janë romantikë dhe shumë përzgjedhës. Vërejnë imtësitë, madje edhe sjelljen në dhomën e errët.”

Një partner që i pëket shenjës së Peshqve, është gati-gati si vëlla me Akrepin, ndaj edhe kjo do të ishte shenja ideale për të, sepse të dy janë shpirtërorë dhe filozofikë” – shton Mesa.

Mos u surprizoni, nëse jeni në këtë shenjë. "Seksi i tyre është si një ëndërr. Uji është simboli i tyre dhe të zgjohesh duke bërë seks deri në mëngjes, për ta është më e pakta."

(Kështu, mund të pish dhe një kafe dhe pas një ore të ngrihesh e të bëhesh gati për punë).

Shenjat më të mira në seks: Gaforrja dhe Akrepi.

Article Logic
Execution time: 0.0037720203399658