INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është personi i shpallur në kërkim për vrasjen e Ivanoviçit?

Kush është personi i shpallur në kërkim për vrasjen e Ivanoviçit?

Publikuar më: 17:40 26-11-2018

Autoritetet e Kosovës po e kërkojnë nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radojiçiq nën akuzat për vrasje të rëndë, përkatësisht për bashkëpunim dhe ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, prokurori special, Sylë Hoxha. Akuza bënë fjalë për vrasjen e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, i cili më 16 janar të këtij viti u vra para zyrës së partisë së tij në veri të Mitrovicës. Se çfarë fakte ekzistojnë lidhur me këtë ende nuk janë bërë të ditura. Gjatë aksionit të policisë në veri të Mitrovicës, më 23 nëntor, janë arrestuar tre persona lidhur me këtë vrasje. Ndaj tyre është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Por, aty mungon personi i katër, i cili është në kërkim. Milan Radojiçiç nuk është gjendur në shtëpi gjatë aksionit të Policisë së Kosovës dhe ai ende është në kërkim. Të njëjtën ditë, ishte arrestuar edhe personi i katërt, por ai akuzohej për rezistencë ndaj policisë apo pengim të personit zyrtar për kryerjen e detyrës. lidhje me vrasjen e Ivanoviqit
Ndërkohë, Prokuroria në Serbi flet lidhur me informacionet që posedon për këtë rast.
“Për asnjë nga personat që janë arrestuar në Mitrovicë, Prokuroria për krim të organizuar në Beograd nuk ka informacione që do të ndërlidheshin më vrasjen e Oliver Ivanoviçit”, thotë kjo Prokurori në përgjigjen e pyetjes së Radios Evropa e Lirë, nëse nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiç, të cilin e kërkon Policia e Kosovës, ka qenë pjesë e ndonjë hetimi për vrasjen e Oliver Ivanoviçit.
“Prokuroria tashmë ka njoftuar se ka procesuar me të gjitha kërkesat e parashtruara deri më tash për ndihmë ligjore të ndërsjellë, me të cilat, ndër të tjera, ishte kërkuar edhe intervistimi i dëshmitarëve. Për identitetin e dëshmitarit, Prokuroria nuk mund të japë sqarime dhe as për detajet e cilësdo kërkesë. Në anën tjetër, autoritetet e Kosovës, ndaj kërkesës së kësaj prokurorie kanë vepruar në mënyrë selektive, kështu që deri më tash nuk janë dorëzuar të gjitha dëshmitë dhe informacionet e kërkuara”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

i_akuzuari.jpg

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më 23 nëntor, se ngjarja në veri të Mitrovicës nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Oliver Ivanoviçit, ndërsa dy ditë më pas tha se nuk e di ku gjendet Milan Radojiçiç. “Ne nuk kemi pranuar asnjë informacion për rastin e Milan Radoiçiçit. Kur neve na pyesin ose na tregojnë, gjithmonë me kënaqësinë më të madhe do të ju përgjigjemi”, deklaroi Vuçiç. Ndërkohë, që vet i kërkuari Radojiçiç të dielën në mbrëmje ka lëshuar një deklaratë ku thotë se “nuk ka qenë mik i afërt me Oliver Ivanoviçin, por se nuk është vrasës dhe nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e tij”. Radojiçiç tha se bastisja e shtëpisë së tij nga ana e policisë ka pasur vetëm një qëllim, “vrasjen e tij”.
“Prishtina dëshiron të më eliminojë pasi e dinë se unë, bashkë me miqtë dhe vëllezërit, jam ndër të paktët që është i gatshëm t’iu kundërvihet qëllimeve të tyre për të sulmuar dhe pushtuar veriun e Kosovës dhe ta nënshtrojnë popullin serb”-tha ai. Ai gjithashtu bëri të ditur se nuk do t'i dorëzohet Policisë së Kosovës.

Burimi: Radio Europa e Lirë

Article Logic
Execution time: 0.0038928985595703