INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është 'Pinoku'? E qeshura dhe gjestet mund ta zbulojnë

Kush është 'Pinoku'? E qeshura dhe gjestet mund ta zbulojnë

Publikuar më: 12:09 24-05-2018

Një buzëqeshje mund të shkrij akujt, por a e keni menduar ndonjëherë që ky gjest që trajtohet si diçka spontane dhe e sinqertë mund të tregoj nëse po gënjejmë ose jo?

Mënyra se si ne buzëqeshim tregon më shumë për atë çka mendojmë, raporton një studim i fundit i universitetit të Rochestwr.

Buzëqeshja është vetëm një nga shenjët që është zbuluar se si të kuptojmë nëse dikush po gënjen apo jo.

Profesorët e udhëhequr nga Ethan Hoque kanë realizuar një lojë online ku morrën pjesë 151 individë, të cilëve po ju studiohet jo vetëm buzëqeshja por dhe xhestet.

Eksperimenti bazohet në dy lloj pyetjesh, kujtese. Përshembull, çfarë kishe veshur dje, dhe një tjetër analitike, "Sa bëjnë 14x4", dhe më pas personave ju këshillohet që përgjigja e tyre të jetë e vërtet ose gënjeshtër.

Arsyeja që pyetjet u bazuan në këtë strategji është që studiuesit të kuptojnë se si reagojnë njerëzit kur e analizojnë atë që duan të thonë dhe se si reagojnë kur mundohen të kujtojnë diçka që ka ndodhur.

Në bazë të këtij eksperimenti studiuesit kanë arritur të mbledhin 1.3 milion shprehjesh fytyrash me të cilat pretendojnë të ndërtojnë një program, që do analizojë njerëzit nëse po gënjejnë apo jo, ku disa në fakt fshehin të vërtetat përmes buzëqeshjes apo lëvizjeve të shqisave të tjera./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0035800933837891