Motrat Vjollca janë ndër moderatoret më të bukura dhe të preferuarat e publikut shqiptar. Prej vitesh i kemi parë në të njëjtin televizion, por sezonin e kaluar ato “ndanë rrugët”. Marina dhe Luana janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën dhe këtë e shohim fare mirë edhe në rrjetet sociale ku duken jo vetëm si motra, por edhe si shoqe të ngushta.
Marinën e kemi parë shumë aktive në Instagram ditët e fundit dhe sot ka publikuar disa foto ku shfaqet shumë e bukur me një këmishë me nuanca verore e me syze që i rrinë shumë mirë. Kjo foto siç duket i ka pëlqyer shumë mbesës së saj e cila i ka lënë një koment. Marina nuk mund të mos i kthente përgjigje dhe e quajti “o princesha vjollcave”.
Por Jori e quajti Marinën si “Princeshën e Vjollcave” pasi ajo vetë është e Palokve.
Shpresojmë që Luana të mos i ketë parë ende këto komente, se me siguri do mërzitej pak.