INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është sekreti i 70 vjeçares e cila duket dyfish më e re se ç’është?

Kush është sekreti i 70 vjeçares e cila duket dyfish më e re se ç’është?

Publikuar më: 11:43 26-06-2018

Pjesa jonë më e madhe e kalojnë të gjithë jetën e tyre në kërkim të formulës për trupin perfekt. Dhe me siguri kjo 70-vjeçare e ka kuptuar. Carolyn Hartz ka përjashtuar nga dieta e saj vetëm një produkt për të qenë e re dhe e bukur, pavarësisht viteve që mban me supe. Edhe për një muaj Carol do të festojë 70 vjetorin e saj, ndërkohë që kur e sheh të jep përshtypjen e një 30 vjeçareje. Sot edhe ne do t’ju tregojmë disa nga sekretet e saj për të qenë e re gjithmonë dhe në formë.

Formula e saj është e thjeshtë: Shihni me kujdes atë që hani dhe lëvizni ndërkohë këmbët tuaja. Ajo kurrë nuk e ka përdorur kurrë moshën si një justifikim. Për shembull, Carol ushtrohet rregullisht dhe çdo ditë. Po ashtu, ajo ka hequr dorë nga sheqeri, për shkak të sëmundjes së diabetit dhe në fakt duket se ka bërë zgjedhjen më të mirë.

Ajo tregon se nuk i pëlqen aspak që të mbaj një regjim të rreptë ushqimor, por sigurisht di të zgjedh mjaft mirë se çfarë duhet të haj dhe çfarë ajo. Carolyn fle çdo ditë rregullisht 8 orë gjumë. Po ashtu, ajo mediton rregullisht, bën ecje dhe alternon llojet e sporteve. Ajo ka pohuar se përgjatë viteve ka kryer edhe disa operacione plastike, me qëllim që të ndihej mirë me veten.

Madje si një person me shumë eksperiencë, ajo tregon: “Jeta nuk është asnjëherë perfekte. Jo gjithmonë gjërat do të shkojnë, ashtu siç ju e prisni. Nëse ju kaloni një sfidë apo problem të madh, provoni prapë. Shpesh universi ka menduar për ne diçka më të madhe dhe është duke na çuar në një drejtim tjetër. Unë besoj që nëse një derë mbyllet është sepse një tjetër do të hapet. Nuk dua të them që gjithmonë jam kaq e fortë. Edhe unë kam ditët e mia të vështira, por sekreti qëndron tek gota plot, edhe kur ajo është gjysëm. Çohu dhe provo përsëri”.

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393