Edhe një tjetër shqiptare ka takuar yllin e reality show-t, Kim Kardashian.
Ajo është make up artistja Elona Balaj e cila është njëra ndër të preferuarat e vipave shqiptarë që i besojnë asaj pamjen e tyre. Elona ka udhëtuar drejt Dubait, aty ku po mbahet një mastreclass i organizuar nga make up artisti tjetër shqiptar, Mario. Siç dihet, ky i fundit është make up artisti personal i 35 vjeçares Kim me të cilën ka udhëtuar në Dubai.
“ishte një kënaqësi të takoja Kim kardashian dhe të mësoja teknikat e reja nga Mario”, ka shkruar Elona në këtë postim pas të cilit me siguri e pret një klientelë të dyfishuar pasi të kthehet në Shqipëri.