INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush është vajza e atentatorit të Londrës që refuzoi idealet e babait xhihadist [FOTO]

Kush është vajza e atentatorit të Londrës që refuzoi idealet e babait xhihadist [FOTO]

Publikuar më: 12:14 27-03-2017

Teegan Harvey është vajza e dytë nga tre femijët Khalid Masood, agresori i sulmit në Londër. 18-vjeçarja është bërë e njohur vetëm pak ditë pasi babai i saj i cilësuar si xhihadist vrau të paktën 4 persona duke shkaktuar frikë dhe panic në Britani dhe jo vetëm.

Fotot jane publikuar nga "Sunday Times". Gazetat britanike tregojnë se Teegan, vajza e profesorit ekstremist që kreu sulmin në Londer ku la pas katër te vrarë dhe dhjetëra të plagosur,i shte rebeluar nga çmenduria Xhihadiste e të atit.

18 vjeçarja ka pasur guximin të kundërshtoje idetë e të atit duke mos ndjekur fenë islame e duke kundërshtuar kështu besimin dhe vullnetin e të atit. Ajo ndiqte jetën dhe stilin perëndimor që sipas të atit ishte i pamoralshëm, ndryshe nga motra e saj më e madhe Andi,e cila është një myslimane e devotshme, mban shami, si dhe ka ndryshuar dhe emrin. Andi dhe Teegan janë vajzat e para të Khalid, që ka si fryt i martesës së tij të pare me Jane Harvey. Mendohet se në fillimet e tyre, kur çifti sapo ishte njohur, Khalid mbahej si një njeri i butë dhe larg ideve ekstremiste.

Vitet që kaloi ne burg, për shkak të një episodi dhune mendohet se e ndryshuan krejtësisht atë dhe e radikalizuan.

75445a412c2164f2c9aa0a71ba9579d2_L.jpg

 

kkkkkk.jpg

 

hija-del-terrorista-2.jpg

 

images-16.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826