Ky është Ndoc Tota, vjehrri që masakroi me levë pas koke nusen, vetëm sepse kjo e fundit nuk i bëri kafenë në kohën që ai e dëshironte. 75 vjeçari është shprehur i penduar para togave të zeza për vrasjen e nuses se djalit, edhe pse është përpjekur të justifikohet duke thënë se ajo nuk sillej mirë edhe e fyente vazhdimisht me sjelljen e saj.
“Jam i penduar për ngjarjen. Prej kohësh kemi pasur marrëdhenie jo të mira. Nuk sillej mirë me ne. Ditën e ngjarjes më ka fyer”, ështe shprehur në gjyq Tota, ditën e sotme.
Ngjarja e rëndë brenda familjes tronditi fshatin Zhejë të Kurbinit dy ditë më parë. Ndërsa Krimet e Rënda paçka pendesës së të moshuarit e kanë lënë atë në masën e sigurisë arrest me burg.