INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush gënjen?! Ana e denoncoi për foton, Arjoni publikon videon: Ishim të lidhur, s’u besoj më lotëve të saj….

Kush gënjen?! Ana e denoncoi për foton, Arjoni publikon videon: Ishim të lidhur, s’u besoj më lotëve të saj….

Publikuar më: 22:33 11-12-2020

Fotoja ku Ana, konkurrentja e “Për’puthen” shfaqej në shtrat me Arjonin, bëri shumë bujë në rrjetet sociale.

Pamja u publikua nga vetë konkurrenti, teksa bukuroshja brune shfaqej duke fjetur gjumë në shtratin e tij. Ana ka sqaruar si qëndron e vërteta,dhe shprehet se nuk kishte asnjë informacion në lidhje me foton dhe se atë ditë shkoi në shtëpinë e Arjonit sepse ishte e sëmurë.

panter.jpg

 

Pas fjalëve të Anës, erdhi një reagim nga Arjoni, i cili deklaroi nuk mund të shprehet për të sqaruar foton në rrjetet sociale. Ai më tej shtoi se do të postojë një video duke cekur disa pika të rëndësishme dhe ashtu bëri. (SHIKO KETU)

Në një video ku shprehet në italisht, Arjoni ka thënë se Ana sërish gënjeu në deklaratat e saj të bëra dje në Përputhen. Në videon e tij, ai thotë se ka qenë i dashuruar në Anën, por tani pendohet që një vajzë si Tea i rrëshqiti nga duart. E sa i përket një regjistrimit që Ana pretendon se ai e ka kërcënuar, konkurrenti thotë se nuk ishte kërcënim, ishte një kërkesë që ajo të sillej si duhet, dhe kërkon ndjesë për shqetësimin që u ka shkaktuar familjarëve të saj.

“E dija që do të thoshte ashtu, por nuk e kuptoj pse gënjen kur e vërteta është krejt ndryshe.

Kam bërë gabimin më të madh të dashurohem me një vajzë si ti. Kam bërë gabimin më të madh që hodha poshtë një vajzë si Tea, që është shumë më e mirë se sa ajo, shkruan meganeës.al.

Megjithatë i kërkoj shumë ndjesë familjes së saj, nënës dhe vëllezërve të saj për lëndimin që i kam shkaktuar, por gjërat nuk janë si i thotë Ana. Ashtu si jua ka thënë juve, sepse unë i di gjërat tamam siç janë dhe do t’jua shpjegoj kohë pas kohe,” tha Arjoni.

“Bëra gabim shumë të madh që u dashurove me Anën. Nuk dua të flas shumë, sepse ashtu si ajo do ta flas në një tjetër zyrë. Ka shumë gjëra për të diskutuar. Familjes së saj, të afërmeve dhe vëllezërve u drejtohem një falje.

E bëra këtë video sepse pashë se ajo kishte një regjistrim. Unë thjesht i thoja: Sillu si duhet, jo sillu si du unë.

Dhe e kam përsërit. Kur jam pak i acaruar i përsëris gjërat disa herë, por i kam thënë bëji gjërat si duhet. Ajo më ka lënduar shumë. Më ka bërë shumë gjëra, është tallur me mua. Në këtë histori dashurie, shumë e shkurtër, por intense kemi folur për shumë gjëra, shkruan meganeës.al.

I premtova familje, i thashë dalim nga programi dhe vazhdojmë romancën jashtë. Dhe ajo hiqet… s’e kuptoj pse shtiret. Dhe kështu, rashë në dashuri me një person të gabuar. Por nuk kam frikë tani për të treguar të vërtetën.

Pas kamerave rrinte me mua, më puthte, më përqafonte, çdo gjë e bënim bashkë. Por pse s’e bënte para kamerës? Më vjen keq që jashtë programit ngel gjithmonë personi i gabuar.

Jetojmë në një botë të padrejtë, ku të ndershmit janë gjithmonë të shtypur… Unë besoja te lotët e saj, tani s’u besoj më. Ajo qan kur do…

Article Logic
Execution time: 0.0038549900054932