Prej kohësh tashmë Fero dhe Arbenita Ismajli janë në një lidhje dashurie. Fillimisht ata u munduan ta mbajnë të fshehur romancën e tyre, por më pas dolën hapur për të treguar se sa shumë e duan njëri-tjetrin. Çifti publikojnë shpesh foto e video në rrjetet sociale me të cilat na tregojnë se janë të dashuruar kokë e këmbë, por edhe pse jetojnë larg njëri-tjetrit ata gjejnë kohë për t’u takuar e për të kaluar goxha kohë cilësore.
Mirëpo siç duket fansat e Feros e kanë bezdisur modelen seksi duke i dërguar shumë mesazhe. Ajo ka publikuar në Instastoryn e saj një foto të njërës prej ndjekëseve të Feros dhe krahas fotos ka shkruar:
“Lloji i vajzave që gjej në mesazhet e të dashurit tim.”
Në një tjetër postim, Arbenita e ka kërcënuar publikisht vajzën në fjalë, duke e paralajmëruar të mos merret me të.
“Mos u ngatërro me një të dashur të çmendur!”- shkruan Arbenita teksa shkel syrin.