Thonë që diamantët janë shoku më i mirë për femrat, dhe sigurisht që nuk bën përjashtim as për Encën.
Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar në profilin e saj në SnapChat një dhuratë mjaft të bukur të cilën e ka marrë gjatë ditës së sotme. A thua vallë të jetë një dhuratë pas publikimit të “Love on My Body? Në një video të postuar në Snapchat, Enca ka treguar unazën e vënë në gishtin e saj, me një perlë në qendër dhe diamante të vegjël përreth.
“Diamante dhe perla! Nga zemra ime, FJ”, – shkruan këngëtarja përbri postimit të saj.
FJ mbetet enigmë nëse është i dashuri i saj, ndonjë shok apo thjesht provokimi i rradhës i Encës. Kush është FJ? I dashuri i ri i saj apo provokimi i radhës i këngëtares?