Vera ka mbërritur dhe bashkë me nxehtësinë i ka sjellë yllit kanadez më shumë se një mundësi për t’u penduar.
Dhe të gjitha ato përfshihen tek i njëjti emër, Yovanna Ventura, e cila duket se nëpërmjet disa fotove të nxehta në plazh shfaq më shumë se një arsye pse Bieber ndoshta duhet të ishte menduar dy herë. Më shumë se një pasi vështirë se mund të gjesh një aset të vetëm të bukuroshes 20 vjeçare tek i cili të përqëndrohesh. Dhe duke marrë parasysh se fotot janë realizuar në plazhin e St. Barts, i cili është një destinacion i preferuar për Justin prej kohësh tashmë, do t’i kursente vetes dhe problemet e rrugës. Kujtojmë se dyshja është frekuentuar gjatë vitit 2014 dhe mund ta shohim qartësisht çfarë i ka marrë mendjen djaloshit Bieber. Një zgjedhje për t’u rimenduar dhe një lidhje të cilën ndoshta e mbylli më shpejt seç duhet. Dhe tani me përvëluesen Yovanna është një njeri misterioz, i cili duket se po shijon çfarë artisti 22 vjeçar la pas. Nuk mund të lëmë pa komentuar faktin se me gjithë ishet e Bieber, si pamje Ventura do të mbante padyshim vendin e parë, edhe kundrejt Selenas.