Federica Mogherini ka zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, një ditë pasi Komisioni evropian rekomandoj hapjen e negociatave të vendit tonë me Bashkimin Europian. Lulzim Basha zgjodhi që planet e takimit me Federica Mogherinin ti bëjë publike live në facebook, planë të cilat sollën dhe disa detaje më shumë rreth këtij takimi. Federica Mogherini shoqërohej nga ambasadorja e BE Romana Vllahutin, e cila në fakt sapo është ulur në kolltuk ka zgjedhur të nxjerrë telefonin nga çanta dhe të komunikojë me dikë tjetër në anën tjetër të telefonit dhe jo të përqendrohet në bisedën mes liderit të opozitës dhe shefes së politikës së jashtëm Federica Mogherini. Mbase biseda nuk ka qenë aq interesantë në tryezë se sa biseda me dikë tjetër që Vllahutin komunikonte gjatë gjithë kohës në telefon.