Lori Hoxha duket se ka nisur pushimet dhe këtë po na e tregon vetë ajo nëpërmjet fotove seksi që poston në Instagram.
Në foton postuar pak më parë, Lori e ka shoqëruar me komentin: ''Do të doja të ishe këtu''.
Në foto nuk mund të mungojnë komentet e fansave, por ajo që bie në sy është komenti i Luanës.
''O Lor mos e tepro kaq shumë zog'', shkruan Luana në foton e Lorit duke e shoqëruar me ca simbole zjarri.
Së fundmi Lori Hoxha është një nga personat më të përfolur të mediave rozë, pasi u përhap lajmi se marrëdhënia e saj me Vis Bajraktarin ka marrë fund.
Prej kohësh ata nuk kanë bërë asnjë publikim se ndodhen bashkë, madje dyshimet tona i rriti dhe fakti se në profilin e Visit mungonte fotoja e tij e fundit me Lorin.
Dyshja po bën shpesh postime nga vendet ku ndodhen, por fotoja e fundit e Lorit dhe aq më tepër përshkrimi në foto na kujtoi sërish marrëdhënien ''Lori-Visi''.
Lind pyetja, kë do Lori të ketë pranë, Visin, apo thjesht ai përshkrim i ka pëlqyer për foton e saj ku duket mjaft seksi.