INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush i ndau Damianon dhe Armelën? Zbulohet e vërteta [FOTO]

Kush i ndau Damianon dhe Armelën? Zbulohet e vërteta [FOTO]

Publikuar më: 18:11 18-05-2017

Ishte një histori e bukur brenda në shtëpinë e BB9, e tillë po rezulton edhe jashtë saj!

Nga statusi i djeshëm i Damianos në Instagram, ajo çfarë kuptuam ishte se Donjeta është shkaku i ndarjes me Armelën, por mesa duket nuk konsiston kështu e vërteta. Të paktën këtë ka thënë Armela.

Ajo ka realizuar një video Live në Instagram dhe nuk mund të mungonin pyetjet e fansave përndarjen me Damianon.

Ajo ka qenë e revoltuar me Damianon teksa ka thënë se ai e përdori për famë dhe ka ndenjur me të vetëm prej fansave. Gjithashtu Armela ka marrë vesh se Damiano teksa ishte me Donietën dhe Liridonin ka thënë se nuk e duronte dot dhe nuk dinte si ta hiqte qafe.

Gjithësesi përsëri kjo nuk është arsyeja kryesore e ndarjes së tyre.

Damiano e tradhëtoi Armelën me një femër tjetër dhe kjo është ndarja e çiftit më të preferuar të Big Brother 9, sipas Blitz.al. Këtë gjë e pohon vetë ajo në live. Më tej Armela sqaron fansat se me të nuk ka asnjë kontakt  deri në momentin që Damiano do ti vërtetojë se nuk e ka tradhëtuar. Pavarësisht se çfarë ka diskutuar me Damianon, ish banorja thotë se nuk ka cfarë të vërtetojë pasi kjo është e vërteta: Damiano e tradhëtoi!

Article Logic
Execution time: 0.004986047744751