INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush i tradhëtoi shqiptarët me 1.5 mln euro drogë? Pamjet e arrestimit [VIDEO]

Kush i tradhëtoi shqiptarët me 1.5 mln euro drogë? Pamjet e arrestimit [VIDEO]

Publikuar më: 17:10 02-10-2018

Dy shqiptarë u arrestuan në Rraguza, pasi u kapën me 190 kg drogë të llojit marijuanë. Pamjet e publikuara nga Guardia di Finanza, tregojnë aksionin e karabinierëve që ngjiten nëpër mure për të arrestuar shqiptarët. Aksioni për arrestimin e tyre u zhvillua të shtunën pasdite 29 shtator, por lajmi u publikua sot. Patrulla policore pa një furgon i përdorur për transport mallrash, por që ngjalli dyshime për shkak të sjelljes së shoferit, i cili humbi në një periferi të izoluar. Përveç lëndës narkotike u sekuestruan edhe 3 mijë euro. Pasi të shitej në tregun me pakicë, shqiptarët do të përfitonin 1 mln e gjysmë euro. Kjo është një nga sasitë më të mëdha të konfiskuara në provincën e Ragusës. Furgoni u pa fillimisht të hynte në një shtëpi private dhe rreth gjysmë ore më vonë u largua, por policia e kishte vënë nën vëzhgim. Shoferi i automjetit të J. C., 26 vjeç, ka patur shenja nervozizmi, teksa u pyet se për çfarë arsyeje ishte në një zonë të tillë të izoluar ku nuk kishte ndonjë aktivitet komercial. Situata gradualisht u bë gjithnjë e më e qartë për karabinierët, të cilët nuhatën aromën e  fortë të marijuanës  edhe pse furgoni dukej bosh. Kjo bëri që ata të mendonin se mjeti ishte shkarkuar në banesën private, ku qëndronte shqiptari tjetër 28 vjeçar.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034148693084717