INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush ia bëri dëmin?! Klea Huta bën deklaratën e papritur: Ajo më mori emisionin me lojë të pisët…

Kush ia bëri dëmin?! Klea Huta bën deklaratën e papritur: Ajo më mori emisionin me lojë të pisët…

Publikuar më: 12:31 21-06-2021

Moderatorja Klea Huta ka zbuluar së fundmi se rruga e saj drejt televizionit nuk ka qenë aspak e lehtë për të. Ajo është shprehur se ka pasur edhe brryla në karrierën e saj. Teksa ishte e ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, Klea u shpreh mirënjohëse për të gjithë ata që e kanë ndihmuar në rrugën e televizionit, por theksoi se ka pasur edhe shumë brryla.

E pyetur nëse ja kanë thënë në mënyrë direkte apo i kanë ardhur sinjale kur dikush ka tentuar, ajo u përgjigj.

“Direkt. Ka qenë për një emision që pastaj e morën dhe nuk është se u mërzita fare me thënë të drejtën”.

Klea nuk preferoi të jepte detaje, por tha se i është bërë një lojë shumë e pistë.

“Ishte shumë e pistë. Nuk e di a e di që unë e di. Thjesht e di unë edhe familja ime. Nuk është se e kam thënë kurrë më parë, por prapë unë nuk i mbaj mëri askujt”, tha Huta teksa shtoi se bëhet fjalë për një vajzë moderatore.

Moderatorja e njohur u shpreh se personi në fjalë vazhdon të sillet shumë mirë para syve të saj, sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Article Logic
Execution time: 0.00372314453125