Të shtunën nisi sezoni televiziv i “Shiko kush luan”, me katër të ftuar e gjysmë: Iva Tiço, Ervin Salianji, Kastro Zizo dhe violinistja Albana Leka. Por emisioni që drejtohet nga Luana Vjollca ka dështuar në puntatën e parë të tij.
Burime për SYRI.net thanë se e ftuar në këtë emision për hapjen e këtij sezoni mësohet se ka qenë deputetja e PS-së, Elisa Spiropali.
Mësohet se Elisa Spiropali ka pasur komplekse gjatë emisionit dhe nuk ka luajtur sipas skenarit dhe duke qenë se skuadra ka dy lojtarë. Ky regjistrim ka qenë një dështim për Elisa Spiropalin dhe deputetja socialiste ka kërkuar që të mos transmetohet.