INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush ia ka bërë këtë Lady Gagës?

Kush ia ka bërë këtë Lady Gagës?

Publikuar më: 14:48 06-05-2016

Ajo është dalluar gjithmonë për look-un e saj të çmendur.

Kjo ishte edhe një nga arsyet pse veçohej gjithnjë nga artistet e tjera. Por mesa duket Lady Gagës nuk i bën përshtypje  të lejë përshtypjen e “vajzës së çuditshme” edhe në  një ditë të zakonshme në rrugë. Megjithatë këtë herë, më shumë se e çuditshme të duket si diçka për tu shqetësuar.  Këngëtarja është shfaqur në rrugë e veshur me nje xhup të zi lëkure, me një paruke me flokë të errët dhe…me këmbët e nxira. 30 vjeçarja dukej shumë e lodhur teksa dilte nga hoteli ku po qëndronte, por nuk mundi të fshihej as pas syzeve dhe parukeve. Urojmë që këto të nxira të mos jenë si pasojë e ndonjë nate ku është konsumuar më tepër  alkool seç duhet. 

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547