Ai u nis për të pushuar por për çudinë e të gjithëve, për Ermalin këto janë kthyer në pushime të lodhshme.
Kështu mendon moderatori i cili do të kthehet mjaft i lodhur nga pushimet e fundit që vendosi të bëjë me familjen e tij në Austri. Por kush ia prishi pushimet Mamaqit? As më shumë e as më pak se sa vetë djali i tij, Joeli. Mesa duket moderatori ende nuk e ka kuptuar se dardha bie mbi dardhë dhe nuk po i përballon dot edhe dozat e larta të energjisë së djalit: “Pushime me djalin...Mos aty,kujdes,haje,pije,çiçi,kaka,fli,çohu,mos pra,ohuuu,jo jo jo jo,hajdeeee,hopa,kape,lëshoje...dhe përsëri nga fillimi. Mezi pres të mbaroj pushimet që të çllodhemi. ”, shkruan ai me humor por... edhe i lodhur.