INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush ia vodhi zemrën? I publikuan foton dhe bisedën me të dashurin e përfolur, vjen reagimi i TAYNA-s! Ja e vërteta! [FOTO]

Kush ia vodhi zemrën? I publikuan foton dhe bisedën me të dashurin e përfolur, vjen reagimi i TAYNA-s! Ja e vërteta! [FOTO]

Publikuar më: 10:28 14-05-2019

Tayna është një nga reperet më të njohura e të komentuara të momentit, si për karrierën edhe për ‘look-un’ e saj. Që prej publikimit të këngës ‘Columbiana’ dhe suksesit që ajo hasi, Tayna ka sjellë projekte të ndryshme muzikore, duke u kthyer në një nga këngëtaret më të preferuara.

Por pavarësisht suksesit të madh, ajo është treguar e rezervuar për jetën private, mirëpo “arbresh.info” ka zbuluar se Tayna ka qenë në një lidhje dashurime dhe ditën e djeshme ka publikuar një foto ku ajo dhe partneri i saj i përfolur shfaqen të përqafuar e të qeshur.

Djali në fjalë njihet si Kech Montana dhe është kushëriri i Gjikos. Ai ka këtë “nickname” ngaqe ngjan me reperin e njohur French Montana.

birk.png

 

Mirëpo i njëjti portal shkroi marrëdhënia e tyre duket se është në krizë duke qenë se ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Megjithatë ka reaguar rep-artisja përmes menaxherit të saj, Rinor Hykollit, i cili ka mohuar gjithçka për Telegrafin rreth kësaj teme.

“Nuk ka asgjë të vërtetë rreth kësaj teme. Tayna nuk është në lidhje dhe është beqare”, ka pohuar Hykolli.

Article Logic
Execution time: 0.0040569305419922