INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush ishte autori i dhuratave të Shën Valentini-t?! Klaudia Pepa sapo na zbuloi të vërtetën rreth romancës në jetën e saj

Kush ishte autori i dhuratave të Shën Valentini-t?! Klaudia Pepa sapo na zbuloi të vërtetën rreth romancës në jetën e saj

Publikuar më: 17:28 15-02-2019

Klaudia Pepa dje në ditën e “Shën Valentinit” ishte një nga personazhet që tërhoqi më shumë vëmendje, pasi shtypi rozë ende nu ke di nëse këngëtarja është në një lidhje apo jo.

Dje ambienti romantik në foton e publikuar në “Instagram-in” e saj ku shihej buzë vaskës, e mbuluar me petale trëndafili dhe një gotë shampanjë në dorë bëri goxha bujë se balerina kishte nisur një romancë.

Por gjërat nuk janë ashtu siç duken! Ambienti në pjesën e vaskës ishte menduar thjesht për t’u uruar Ditën e të Dashuruarve ndjekësve të saj.

“Çështja e fotos ishte ide e imja, pasi ishte thjesht sa për Instagram. Kështu bëjnë shumë influencues të njohur në mbarë botën në raste festash apo tematikash të veçanta, ndaj dhe unë veprova njësoj”, tha Klaudia Pepa e pyetur nga “Class”.

Një përgjigje mjaft diplomatike kjo e Klaudias që përsëri na lë në errësirë nëse ka një njeri në jetën e saj apo jo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

❤️

A post shared by Klaudia Pepa (@klaudiapepa) on

 

Article Logic
Execution time: 0.0038621425628662