INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush ishte drejtori i dehur që fluturoi makinën në ajër dhe PËRPLASI 10 makina të tjera në Vlorë [EMRI]

Kush ishte drejtori i dehur që fluturoi makinën në ajër dhe PËRPLASI 10 makina të tjera në Vlorë [EMRI]

Publikuar më: 12:10 31-01-2019

Pas aksidentit të rëndë ku u përplasën 10 makina në rrugën Transballkanike qëndron Drejtori i  Agjencisë Rajonale të Mjedisit.

Për drejtorin Kreshnik Lilaj është prerë edhe një flet arresti, për konsumim të alkoolit dhe lëvizje tej normave të lejuara, pasi në momentin e aksidentit po qarkullonte me një shpejtësi 230 km/h tregojnë burime nga policia.

Ka qenë ora 22:53 minuta në rrugën Transballkanike, kur makina tip “Benz” e Lilajt humbi kontrollin dhe nisi të përplaset me makinat që ishin të parkuara buzë rrugës.

Për pasojë të këtij aksidenti janë dëmtuar të paktën 11 makina.

Kreshnik Lilaj ka mbetur i plagosur rëndë dhe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia  e lartë me të cilën po udhëtonte Kreshnik Lilaj.

Policia e Vlorës thotë se po punon për zbardhjen e dinamikës së aksidentit.

aksidenti-ne-vlore-1-1.jpg

51447856_1883522035091963_4085387658052763648_n-770x433.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003554105758667