Edi Rama ka folur hapur kundër Donald Trump, por sot Trump është Presidenti i 45 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Por menjëherë pasi bota mësoi se Donald Trump mori votën e amerikanëve për të qënë ai në krye të Shtëpisë së Bardhë kanë mbërritur dhe urimet e para. Në radhën e politikanëve shqiptar Begjet Pacolli ka qënë i pari që ka uruar për zgjedhjen e Trump president. Nëpërmjet një statusi në facebook, Pacolli tha se të gjithë duhet të pranaojë vullnetin e popullit amerikan.
Behgjet Pacolli:
“Donald Trump është Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA. Znj. Clinton sapo e ka uruar personalisht. Unë besoj që edhe shqiptarët pavarësisht fituesit, do të qëndrojnë mbrapa vullnetit të popullit amerikan. Urime!”