Duket se diçka e paska mërzitur Viola Spiron dhe ajo nuk nguron ta fshehë prishjen e saj të humorit.
Edhe pse ne foto pozoi shumë këndshëm ajo shkroi poshtë saj: “Të paktën dielli s’na mungon në këtë vend…” Nuk e dimë nëse e ka me Shqipërinë apo me ndonjë person në veçanti por kjo shprehje na bëri përshtypje! Gjithsesi edhe pse jo në humor, Viola duket në super formë.
Rikujtojmë se Viola sapo është kthyer nga pushimet me të dashurin e zemrës. Parisi duket se ka lënë me pasoja bjonden simpatike, aq sa nuk po i hyn më asgjë në sy në Tiranën tonë të bukur. Ndoshta bëhet më bukur në Korçë… Kujtojmë se Viola s’ka shumë kohë që është shpërngulur nga Parisi i vogël (Korça) në Tiranë…