Gjatë intervistes me Asistent Lektoren e Fakultetit të Ekonomisë, UT, Blerina Hoxha në KafeIn, theksi u vendos tek zgjedhjet që të rinjtë duhet të bëjnë për profesionin e tyre në të ardhmen, duke dhënë disa statistika nga institucionet ndërkombëtare, se cilat janë degët dhe profesionet më të kërkuara.
Sipas World Economic Forum dy nga profesionet e së ardhmes dhe më të paguarit janë ,“Zhvillues Web-i” si dhe “Grafik Dizanj”. Bota është duke shkuar drejt digjitalizimit, gjë e cila në mënyrë indirekte ndikon edhe tek profesionet e së ardhmes.
Studimet në Shqipëri apo jashtë saj dhe se cila formë është më e përshtatshme për drejtimin profesional të studentit, u komentua me një këshillë në fund të intervistës për të gjithë të rinjtë: “ Mundohuni t’i krijoni mundësi vetes për të studiuar jashtë Shqipërisë” , por me synimin për t’u kthyer përsëri.