INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush janë gabimet e mëngjesit që na prishin ditën? Shmangini për t'a nisur ditën mbarë!

Kush janë gabimet e mëngjesit që na prishin ditën? Shmangini për t'a nisur ditën mbarë!

Publikuar më: 16:15 18-06-2018

Zgjoheni në “shpellë”

Ngriheni nga shtrati, bëni dush, pini kafe dhe futeni në zyrë. Do të thotë që të paktën deri në drekë nuk e keni parë dritën e diellit. Të humbasësh rrezet e para të tij nuk është mirë për masën e indeksit trupor. Një studim i fundit anglez ka treguar se ata që nuk marrin rreze në mëngjes, janë më të shëndoshë sesa ata që marrin. Të ekspozohesh në diell gjatë mëngjesit për 20-30 minuta rregullon orën trupore dhe rregullon nivelin e energjisë trupore, oreksin dhe metabolizmin.

Hapni perdet dhe lëreni diellin të hyjë në dhomën e gjumit ndërkohë që bëheni gati për në punë. Nëse keni kohë, pijeni jashtë kafen.

 

Nuk pini fare ujë

Nëse nuk pini ujë në mëngjes, do të keni vështirësi me hidratimin gjatë gjithë ditës, thotë Leslie Bonci, nutricioniste në Universitetin e Pitsburgut (SHBA). Kur trupi ka mungesë uji, do të jeni në humor të keq, do të jeni të hutuar dhe do të ndiheni të lodhur.

Pini ujë që gjatë ditës të jeni më të gëzuar, më të zgjuar dhe më energjikë. Nëse shkoni në palestër, do të keni edhe më shumë energji për sesionet tuaja.

 

Nuk hani mëngjes

Shkoni në punë pa ngrënë mëngjes, ose më keq akoma: bëni vrap pa ngrënë mëngjes. Sipas një studimi anglez, mëngjesi përpara se të nisni ditën me punë ose fiskulturë i bën njerëzit më të lumtur.

Ngrënia e mëngjesit i jep energji trurit që të punojë mirë përgjatë ditës. Sigurohuni që të merrni proteina dhe karbohidrate.

Article Logic
Execution time: 0.0035758018493652