Çaji - Një fjalë e thjeshtë për një substancë, apo jo? Gabim. Ata që e duan çajin e dinë që nuk është kështu. Çaji nuk është thjesht një pije. Ai është një stil jete, doni apo nuk doni ju. Por shpesh s’është e lehtë të duash diçka. Ja pse nuk është e lehtë të jesh i dashuruar mbas çajit.
1. Ti pi më shumë çaj se ç’duhet
Sa herë sheh apo mendon për koleksionin tënd të çajrave, tmerrohesh nga ideja se mos çaji mbaron. Kështu shkon të blesh lloje të reja.
2. Gjithmonë do të blesh më shumë çaj
Edhe në qoftë se keni pafund çaji në shtëpi, keni nevojë urgjente për të kërkuar përsëri. Po sikur çaji i ëndrrave tuaja të jetë duke ju pritur dhe ju as që nuk e dini që ai ekziston? Duhet ta gjeni tani!
3. Derisa ta blesh, nuk ke nga ta dish
Nuk ju intereson përshkrimi i të tjerëve. Ata nuk kuptojnë! As përshkrimi në kuti nuk mjafton, është mashtrim. Këtu i jepet përsëri shpjegim faktit që ju keni pafund çaj.
4. Duhet të jesh ekspert
Jeni gjithë kohën nën presion! Kjo ndodh sepse të gjithë e dinë dashurinë tuaj dhe pritshmëritë për ekspertizën që bëni dhe çajin që merrni janë shumë të larta. Keni frikë mos ju akuzojnë se po pini me qumësht një çaj që pihet me ujë apo anasjelltas. Ka kaq shumë mënyra për të pirë një çaj, sa ndonjëherë mendoni të hiqni dorë.
5. Ke më shumë pajisje se ç’duhet
Ibrikë që nuk i përdorni ndonjëherë, gota apo filxhanë çaji, grirës çaji etj. Vijnë e shtohen derisa kuptoni që ju duhet edhe një raft tjetër për koleksionin tuaj.
6. Reagimi i njerëzve kur pi kafe
"ÇFARË? Kafe është ajo? Mendoja se pije çaji!” - thonë ata me një ton, që nënkupton se po thyeni një tip urdhri të shenjtë të sektit të pirësve të çajit. Pastaj, do të fillojnë të dyshojnë për jetën tuaj, duke filluar me pyetje, si: - Je i lodhur? -A ndihesh mirë? Dhe pyetje të tjera, derisa t’ju shohin me një gotë çaji në dorë dhe të qetësohen.
7. Dilema e sheqerit
Ju e doni sheqerin në çaj. Por, filloni dhe shqetësoheni për sheqerin e shumtë që po fusni në trup, kështu që e tentoni pa sheqer. Pastaj, kujtoheni sa i shpifur është çaji pa ëmbëltues dhe hiqni dorë.
8. Njerëzit ju japin çajin që nuk pëlqejnë
Në qoftë se je adhurues çaji, të paktën një herë dikush duhet të të ketë thënë: “Oh, meqë ra fjala, bleva këtë pakon me çaj dje, por nuk më pëlqeu. Merre ti!”. Në qoftë se refuzoni, ata do t’ju informojnë se JU PINI ÇAJ, kështu që duhet ta merrni! Pra, përfundoni me një çaj që nuk do e pini kurrë, por nuk jua bën zemra ta hidhni.
9. Kur ju thonë që duhet të pini çaj jeshil
“ Uau, me të vërtetë? Çaji jeshil të bën mirë? Nuk e dija… Më iluminove. Do ta lë direkt çajin e zi dhe do të filloj jeshilin. Çfarë lajmi fantastik, çfarë surprize!”