Janë ndër shtetet ku ka më shumë shqiptarë, por mbrëmë na zhgënjyen në finalen e festivalit evropian të muzikës, Eurosong, duke e vlerësuar Shqipërinë me zero pikë.
Bëhet fjalë për Italinë, Gjermaninë dhe Zvicrën, të cilat nuk i dhanë asnjë pikë këngës “Mall” të Eugent Bushpepës, duke zhgënjyer kështu pritshmëritë.
Si për ironi, edhe Serbia i dha një pikë Shqipërisë.
Fitues u shpall Izraeli, në vendin e dytë Qipro, me këngëtaren me origjinë shqiptare Eleni Fourera, Italia në vendin e 5 me këngëtarin me origjinë shqiptare Ermal Meta dhe në vendin e 11 Eugent Bushpepa me këngën “Mall”, i cili meritonte shumë më shumë se kaq.