INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush janë superçiftet e zodiakut? Kombinimet më të mira të shenjave të horoskopit!

Kush janë superçiftet e zodiakut? Kombinimet më të mira të shenjave të horoskopit!

Publikuar më: 12:25 01-07-2018

Ka shumë pyetje që bëjmë, për të gjetur dikë special në jetët tona, qoftë një mik apo njeri më i afërt dhe shpesh iu drejtohemi edhe yjeve, për të marrë përgjigje.

Për disa, astrologjia mund të jetë diçka reale te e cila besojnë, për të tjerët thjesht një kuriozitet, megjithatë herë pas here, të gjithë hedhim sytë në atë drejtim.

 

Nëse doni të dini se cila shenjë e zodiakut përshtatet më mirë me shenjën tuaj, atëherë lexoni listën e mëposhtme. Mësoni nëse partneri juaj (ai që keni ose potencial) është në fakt bashkimi më i mirë i mundshëm dhe më pasionanti dhe nëse mund të jetojë gjatë marrëdhënia juaj...

Dashi dhe Ujori

Nuk ka kurrë asnjë moment të pajetë ndërmjet një Dashi dhe një Ujori, të cilët bëjnë një marrëdhënie jashtëzakonisht emocionuese. Të dyja shenjat janë shumë aventuriere dhe janë gati për çdo gjë, brenda dhe jashtë dhomës së gjumit.

Ata kënaqen të provojnë gjëra të reja dhe të sigurohen që të shpenzojnë kohë të mirë së bashku. Ata pëlqejnë veçanërisht të bëjnë gjëra së bashku si skuadër.

Nëse çifte të tjerë mund të lodhen nga njëri-tjetri, Dashi dhe Ujori do të qëndrojnë të lidhur fort dhe do të kënaqen gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por që të dy e dinë rëndësinë e të dalit jashtë nme miq dhe gjithashtu edhe të paturin e një kohe vetëm për vete.

Demi dhe Gaforrja

Demi dhe Gaforrja e marrin njëri-tjetrin seriozisht. Këto dy shenja të zodiakut shkojnë mirë me njëra-tjetrën sepse ruajnë një lidhje të ngushtë edhe fizike, edhe emocionale. Ata e kuptojnë njëri-tjetrin në brendësi dhe jashtë, gjë e cila e ndihmon lidhjen e tyre të ndizet edhe më tepër ndërsa marrëdhënia rritet.

Kanë gjithashtu një vlerësim të madh për njëri-tjetrin, pasi që të dy shenjat vlerësojnë atë që tjetri është dhe çfarë ata kanë për të ofruar. Ky çift është i fuqishëm sepse ata e dinë si të plotësojnë njëri-tjetrin, duke bërë që të kenë një dashuri që zgjat në kohë edhe që vështirë se kalon.

Binjakët dhe Ujori

Binjakët dhe Ujori kanë një lidhje të çmendur mendore dhe emocionale. Ata e marrin njëri-tjetrin në plotërinë e tyre, sikur janë njohur prej vitesh edhe pse mund të jenë vetëm pak muaj ose javë.

Këto dy shenja janë po ashtu shumë krijuese dhe kanë ide, të cilat dëshirojnë t’i shpërfaqin vazhdimisht me njëri-tjetrin. Do të shkojmë në mal nesër? Le të hamë këmbë bretkosash për darkë!

Ndërkohë që janë shumë të intonuar me njëri-tjetrin dhe e shijojnë sa të jetë e mundur kohën së bashku, ata e duam së tepërmi pavarësinë e tyre.

Por kjo nuk duket se është bezdi për marrëdhënien, pasi që të dy e kuptojnë rëndësinë e të shpenzuarit kohë veçmas për të bërë që të jepen edhe më tepër me zemër pas njëri-tjetrit .

Gaforrja dhe Peshqit

Gaforrja dhe Peshqit janë dy shenja uji dhe në mënyrë instiktive kanë lidhje kozmike të madhe. Ata shkojnë mirë së bashku, sepse secili e di shumë mirë se kush është tjetri dhe janë krenarë për këtë. Këto shenja kanë gjithashtu një sens të fortë të vetes, që e bën të lehtë të formojnë një lidhje solide që mund të zgjasë.

Për t’i bërë gjërat edhe më mirë, ata kanë veçori individuale që përshtaten mirë me njëri-tjetrin. Për Peshqit lidhja me të tjerët është gjithçka, ndërsa Gaforrja është e përkushtuar për të përkëdhelur ata që ka rrotull. Kjo bën që të dy të shkojnë mirë. Rezultati final është një lidhje e thellë mentale, që nuk është e lehtë të largohet.

Luani dhe Shigjetari

Pasioni është i madh ndërmjet një Luani dhe një Shigjetari, pasi të dy shenjat e shijojnë jetën dhe i duan të tjerët që ndiejnë të njëjtën gjë. Janë të dy pasionantë për çfarë duan nga kjo botë dhe ekstremisht inkurajues për të ndihmuar tjetrin, që të arrijë çdo qëllim ose ëndërr. Janë të dyja shenja zjarri dhe kanë e kuptojnë thellësisht tjetrin, i cili i ndihmon t’i bëjnë gjërat lehtësisht.

Është një çift që është shumë interesant dhe argëtues dhe çdokush ka shumë dëshirë të jetë rrotull tyre.

Ju e dini çfarë tipi: Saktësisht çifti që keni dëshiruar prej vitesh. Pasioni që të dy këto shenja kanë për jetën, dashurinë dhe njëri-tjetrin është në mënyrë të pabesueshme intoksikues.

Virgjëresha dhe Demi

Janë të dyja shenja të tokës ndaj shkojnë mirë së bashku. Të komunikueshëm dhe praktikë në jetën e përditshme, marrëdhënia e tyre është interesante, e qetë dhe e mbledhur.

Këto dy shenja të zodiakut janë të ndershme dhe të sinqerta, që i bën njerëz fantastikë për t’i pasur afër, sidomos në një marrëdhënie serioze afatgjatë.

Nuk do të gjeni njerëz të dy shenjave të tjera kaq të përkushtuar pas njëri-tjetrit sa Virgjëresha dhe Demi. Ata jo thjesht kanë shumë integritet, por kanë edhe të njëjtat karakteristika dhe vlera. Kjo i lejon që të kuptojnë njëri-tjetrin në të gjithë plotshmërinë.

Peshorja dhe Binjakët

Një marrëdhënie ndërmjet Peshores dhe Binjakëve ndodh për shkak të lidhjes së fortë intelektuale. Janë të dyja shenja ajri dhe të zhytura thellë në stimulimin mendor. Mendja është për ta një gjë shumë interesante dhe seksi dhe ata kënaqen duke mësuar më tepër ndërsa koha kalon.

Këto shenja gjithashtu e kuptojnë dhe e vlerësojnë shumë njëra-tjetrën, gjë që i bën një çift të shkëlqyer. Për sa kohë që harmonia vazhdon ata e dinë si ta bëjnë marrëdhënien të funksionojë. Një çift si ta di si të kënaqet, duke ruajtur paqen në marrëdhënie, duke ofruar miqësi, njohuri dhe duke kuptuar njëri-tjetrin.

Akrepi dhe Gaforrja

Disa herë të pasurit e dy njerëzve pasionantë në një marrëdhënie nuk funksionon. Sidoqoftë, nëse një person është Akrep dhe tjetri Gaforre mund të jetë perfekte. Këto dy shenja uji janë intense kur vjen fjala te emocionet, por kjo i bën ata edhe më të përshtatshëm me njëri-tjetrin.

Akrepi dhe Gaforrja ushqejnë pasionin e njëri-tjetrit. Ata gjithashtu dedikohen thellëisht ndaj partnerit dhe e mbështetin njëri-tjetrin. Ndajnë të dy moral të ngjashëm dhe kujdesen për njëri-tjetrin dhe të tjerët rrotull tyre.

Shigjetari dhe Dashi

Shigjetari dhe Dashi janë dy shenja zjarri, kështu prisni një pasion të nxehtë për një çift ‘dinamit’. Ata kanë shumë energji që e sjellin në marrëdhënie, e cila vetëm bëhet më e fortë ndërsa vazhdon të lulëzojë. Ata e vlerësojnë të dy entuziazmin e egër të njëri-tjetrit për personin tjetër dhe jetën rreth tyre.

Bricjapi dhe Demi

Ka një arsye pse këto dy shenja kanë më shumë kimi se çdo shenjë tjetër e zodiakut. Bricjapi dhe Demi kanë diçka që shumica vetëm e ëndërrojnë: admirim të pafund.  Këta dy zogj të dashurisë do të jenë së bashku përherë dhe do të kënaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit deri në fund.

Peshqit dhe Akrepi

Asnjë çift tjetër nuk është aq intuitiv sa një Peshk dhe një Akrep. Këto dy shenja të zodiakut mund të futen në mendjen e njëri-tjetrit dhe të dinë çfarë po mendojnë sikur të mendonin vetë. Por kjo nuk ka të bëjë vetëm me intelektin.

Ata të dy kanë uri për të kuptuar trupin dhe shpirtin e tjetrit dhe të mësojnë çfarë e bën personin tjetër t’i rrahë zemra.  

Ata duan të dinë çdo gjë rreth tjetrit, pasi kanë shumë respekt për të. Pasioni është  është në qiell te ky çift dhe ata nuk kanë frikë të jenë romantikë.

Article Logic
Execution time: 0.0056560039520264