Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret që ka eksperimentuar më shumë më ‘look-un’ e saj. Ajo është shfaqur gjithmonë ndryshe për publikun, herë me flokë të gjatë dhe herë më flokë të shkurtër duke iu përshtatur çdo trendi.
Së fundmi pasi u shfaq me flokë të gjatë dhe të kapur në xhirimet e klipit ‘Merri krejt’, Zeqiri ka zbuluar pak orë më parë në llogarinë e saj në ‘Instagram’ se ka vendosur t’i mbajë sërish flokët e shkurtër. Këngëtarja e ka krahasuar veten dhe me personazhin e Tokyo-s në serialin ‘La Casa De Papel’, duke qenë se ngjashmëria në këtë foto është shumë e madhe.
Pas këtij ndryshimi, nuk do të ishte çudi që pas një muaji Dafina të vinte sërish në një formë tjetër.