Diona Fona është një nga këngëtaret më të reja në industri, fama e së cilës “shpërtheu” me hitin e saj “Havera” në vitin 2017. Bukuroshja 22 vjeçare duket se po i ngjit shkallët e karrierës siç duhet, e së fundmi ka ardhur edhe me një projekt të ri që u prit shumë mirë nga fansat, këngën me videoklip “Sheqer” pjesë e së cilit ishte edhe konkurrenti i “Për’puthen” Andi Artani.
Ndërkohë që Dionën jemi mësuar ta shohim gjithmonë me të njëjtin model flokësh, këngëtarja na ka lënë të gjithë pa fjalë me postimin e fundit në Instagram të bërë vetëm pak momente më parë.
Ylli i “Xhani” ka publikuar dy foto tek të cilat nuk njihet thuajse fare. Ajo shfaqet brune, e grimuar, me flokë të shkurtër e me balluke.
A është ky modeli i ri i flokëve i Dionës apo janë thjesht paruke? Kjo mbetet për t’u parë!