Marina Vjollca ka ndarë me ndjekësit disa foto të reja nga seti fotografik që ka realizuar së fundi.
Moderatorja këto ditë erdhi shumë më ndryshe në fotografitë që shkëputi nga seti i ri.
Ajo u shfaq atraktive veshur me një këmishë të bardhë, ndërsa kësaj radhe erdhi me tjetër veshje.
Marina pozoi me xhaketë dhe çizme të gjata, ndërsa edhe këtë herë në plan të parë kishte vënë këmbët seksi. Vlen të thuhet se të shumtë janë komentuesit që e krahasojnë atë me Luana Vjollcën dhe duhet të themi se në fotot më poshtë duken thuajse identike! Gjithashtu moderatoren e kanë krahasuar edhe me Marilyn Monroe në këto foto.
Epo me të drejtë këtu vlen të themi: ‘Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Marinës?’