Tayna është kthyer në një nga reperet më të komentuara, si për karrierën e saj ashtu edhe për ‘look’-un. Reperja ka ditur gjithmonë si të tërheqë vëmendje dhe herë pas here ka bërë ndryshime shumë drastike në pamjen e saj. Detaji me të cilin ka eksperimentuar më shumë janë flokët, të cilët së fundmi i ka bionde. Përsa i përket ‘makeup-it’ Tayna ka lënë të kuptohet se ka një pëlqim të veçantë për grimin e rënduar dhe këtë e ka treguar shpesh herë nëpërmjet publikimeve që bën në rrjetet sociale.
Por me siguri të gjithë jeni bërë kuriozë të shihni se si Tayna duket pa ‘make-up’.
'Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Tayna-s?', ishte ky mbishkrim të cilin Tayna ja vendosi vetes në postimin ku shihej se kishte vendosur shumë make-up dhe me paruke bjonde, por si duket kjo shprehje i rri përshtat edhe fotos më poshtë, pasi rrallë herë e shohim pa grim. Mirëpo vlen të thuhet se duket vërtet shumë bukur edhe kështu, “ujë e sapun”.