Kur emoji-t flasin më shumë se fjalët!
Të gjithë kur shkruajmë në smartfonët tanë nuk mund t’i shpëtojmë edhe figurave të quajtura ndryshe Emoji që shprehin gjendje emocionale dhe jo vetëm. Fundja edhe figura është një mënyrë për të përçuar një mesazh.
Dhe tashmë do të kemi mundësi të luajmë me 157 Emoji të reja. Pjesë e gamës së gjerë të tyre do të jenë fytyra që tregojnë se kemi shumë por shumë ftohtë, madje po ngrijmë. Po ashtu edhe figura superheronjsh por edhe të personazhëve negativë. Sa i përket ushqimeve pjesë e Emoji është edhe mango apo dhe cupcake. Kaq shumë mundësi zgjedhje sa me siguri edhe bisedat do të jenë edhe më interesante.