INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush ka banesë për të regjistruar mund të nisë procedurat. Kriteret...

Kush ka banesë për të regjistruar mund të nisë procedurat. Kriteret...

Publikuar më: 10:16 13-09-2018

Të gjithë shqiptarët që jetojnë në banesa të ndërtuara para vitit 1991 mund të nisin procedurat për të regjistruar pronën e tyre. Lajmin e ka dhënë Drejtori i Agjencisë së Legalizimit, Artan Lame, i cili ka sqaruar se procesi do të nisë ditën e hënë në 17 shtator dhe ka bërë me dije dhe procedurat që duhet të ndjekin qytetarët. “Lehtësohet barra e aplikuesit nga dokumentet e tepërta. Ka qenë problemi i përcaktimit të datës së ndërtimit. Sipërfaqja deri në 300 metra për banesat e vjetra kalon pa pagesa dhe i jepet mundësia që për sipërfaqe më të mëdha të mund të kalojë në pronësi të tij, por me çmim tregu. Paratë që do të mblidhen nga ky proces do të shkojnë në fondin e kompensimit të ish-pronarëve. Çdo lloj dokumenti që kanë për shtëpitë e paregjistruara ta paraqesin. Formularët mund ti gjejnë në të gjitha drejtoritë. Çdo qytetar mjafton ta shkarkojë formularin nga faqja e ALUIZNI-t. Fillimisht të paraqiten ata që kanë nevojë të domosdoshme, psh; që duan ta shesin apo të marrin një kredi,” sqaroi Lame.

Numri i banesave të paregjistruar në të gjithë vendin mendohet të jetë rreth 60 mijë.

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891