Po Noizy çfarë do mendojë tani?!
Stresi është një ndër reperat më të mirë në vendin tonë dhe jeta e tij ka qenë tipike prej një “bad boy” siç e quan veten ai. Ai ishte protagonist I rubrikës “Kë zgjedh” në emisionin “Mirage”, rubrikë në të cilën kishte për detyrë të zgjedhte mes emrave që i janë vënë përballë si dhe të tregonte arsyen pse e thoshte atë emër.
Mes Elvanës dhe Dafina Zeqirit, ai zgjodhi Elvanën, mes Flori Mumajesit dhe Alban Skënderaj, zgjodhi Florin si kantautor më të mrië, mes Dhurata Dorës dhe Samantës, e preferuara e tij është Dhurata dhe mes Soni Malaj e Tunës, ai pëlqen Sonin.
Por sigurisht që në disa ballafaqime, nuk mund të zgjidhte një më të mirë. Pasi mes Capital T dhe Majk, ai u shpreh se nuk mund të bënte një veçim, ashtu siç nuk zgjedhte dot mes Getoarit dhe Unikkatil, apo Kidës dhe Xhensilës.
Por pyetjet më interesante ishin ato në lidhje me të pasmet më seksi dhe gjoksin më të madh.
Për të pasmet më seksi, iu vunë përballë Adelina Berisha dhe Fjolla Morinën, me të cilën Stresi ka bërë edhe një bashkëpunim më parë, por ai zgjodhi të parën, Adelinën.
Ndërsa për gjoksin, ai befasoi me përgjigjen e tij kur zgjodhi Encën para Çiljetës.
Kujtojmë që reperi dhe këngëtarja pas largimit të Encës nga OTR kanë një marrëdhënie më të mirë sesa më parë.