INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush kanë qenë punët më të kërkuara bazuar në pagë të lartë në Shqipëri në 2018?

Kush kanë qenë punët më të kërkuara bazuar në pagë të lartë në Shqipëri në 2018?

Publikuar më: 11:17 01-01-2019

Kompania e rekrutimeve dhe trajnimeve, Shqipëri-Kosovë ka përgatitur një guidë me pozicionet më të kërkuara nga drejtues në specialist dhe punonjës të pakualifikuara dhe pagat përkatëse.

Pozicionet drejtuese më të kërkuara gjatë 2018 kanë qenë, Drejtor Shitjesh, Drejtor Marketingu, Drejtor Finance, Drejtor Prodhimi/Operacionesh/Logjistike, Drejtor i Përgjithshëm. (CEO)
Pagat për nivelin drejtues CEO, luhaten nga 150.000 lekë neto në 450.000 lekë neto. Paga e tyre ndryshon sipas industrisë ku ata punojnë apo dhe nga kompleksiteti i përgjegjësive. Ndërsa paga e Drejtorit të Përgjithshëm (CEO), është përafërsisht dy herë më e lartë sesa e drejtuesve të departamenteve. Këto kategori nuk kanë pasur rritje domethënëse gjatë 2018 të pagën fikse, por është vënë re rritje objektivi ose vendosje objektivash shtesë për pagesë variabël (që njihet si bonus), i cili është në varësi të rezultateve të matshme.
Punët në nivel specialisti
Punët në nivel specialistësh kanë pasur kërkesa të lartë gjatë vitit 2018. Pagat e tyre vazhdojnë të rriten dhe këtë vit kanë qenë rreth 5-10% më të larta se një vit më parë. Pagat luhaten nga 40.000 Lekë neto në 100.000 Lekë neto.

Pozicionet më të kërkuara gjatë 2018 kanë qenë:

Shitës në terren;
Specialistë marketingu;
Specialistë financë;
Specialist i teknologjisë së informacionit (programuesit kryesojnë);
Shërbim ndaj klientit;
Asistente administrative;
Specialist i shëndetit dhe sigurisë në punë;
Arkëtar/e;
Magazinier;
Elektricist (specialist);
Marangoz/hidraulik/saldator;
Jurist;
Inxhinier;
Arkitekt/e;
Mekanik (specialist).

Monitor shkruan se gjatë vitit 2019 me vendim qeverie, pritet që të rritet paga minimale bruto nga 24.000 Lekë, në 26.000 Lekë të reja në muaj si edhe sektori i hoteleri-turizmit të ketë ndryshimet më pozitive në paga, nxitur nga zhvillimet e fundit në këtë sektor.
Ekspertë thonë se: “Viti 2019 do të njohë përsëri rritje pagash për kategoritë drejtues dhe specialistë, kryesisht e nxitur nga kërkesa qarkulluese ndërmjet bizneseve aktuale, por dhe nga lëvizjet e pritshme të kësaj kategorie në vendet e BE-së, ku në vend të parë është oferta për punë në Gjermani”

Article Logic
Execution time: 0.0047318935394287