Greta Koçi është një nga këngëtaret më të talentuara në tregun muzikor shqiptar. Karierrën e saj ajo e ka nisur që në moshë të hershme dhe deri në ditët e sotme mbetet mjaft e pëlqyer për publikun.
Së fundmi, ajo ka gjetur një metodë mjaft interesante për të ndarë më shumë nga jeta e saj private, duke komunikuar drejtpërdrejtë me fansat në “Instagram-in” e saj.
Ajo që vihet re në përgjigjet e Gretës është se ato janë mjaft të drejtpërdrejta dhe shpeshherë plot nota humori.
Një prej tyre ka qenë dhe kjo e fundit ku pyetja e një fanse ishte shumë provokative:
“Cila këngëtare e Kosovës mendon ti që s’ka fare vesh për muzikë? Emrin të lutem.”
Përgjigja e Gretës është mjaft diplomate: “Gjersa është bërë e njohur dhe gjersa ju e cilësoni këngëtare, atëherë s’mund ta gjykojmë dhe t’i themi se s’ka vesh muzike.”
Pas kësaj, ajo vijoi sërish me përgjigjen e saj mjaft ironike: “Pyetja mund të ishte: Cila nga “modelet”, “prezantueset”, “Miss- et” është bërë këngëtare dhe pse s’ka lidhje me këngën?! Kësaj pyetje ja jepni ju vetë përgjigjen, se janë aq shumë dhe aq të dukshme sa ia bëjnë muuuu!”