INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush merr kredi ta paguajë, në të kundërt…

Kush merr kredi ta paguajë, në të kundërt…

Publikuar më: 09:53 08-04-2016

Kreditë e këqija janë një nga problemet më të mëdha të sistemit tonë bankar. Niveli i tyre është shumë i lartë, rreth 20%, ndaj dhe Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se kjo situatë kërkon ndërhyrje ligjore të menjëhershme. Një ndikim negative në këtë çështje kanë shpesh dhe vendimet e gjykatave, të cilat sipas Manjanit kanë shkaktuar ngërç me përmbarimin.

“Shumë shpejt do t’i propozojë qeverisë një paketë ligjore, i cili përforcon rolin e përmbaruesit, pasi mesazhi është ky: kush ka marrë kredi duhet ta kthejë pas, kokërr më kokërr. Vërtet marrëveshja është private, por interesi është publik. Nuk kemi ndërmend të cedojmë, sepse mund të ketë pasoja më vonë. Çështja e kredive të këqija duhet adresuar me përparësi. Si çdo titull ekzekutiv tjetër, duhet zbatuar. Ftesa ime është: ju lutem të lejojmë përmbarimin të zbatojë vendimet. Nuk mbrohet debitori duke i thënë mos paguaj kredinë”!

Article Logic
Execution time: 0.0040640830993652