INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush monitoron situatën e zjarreve në Shqipëri?

Kush monitoron situatën e zjarreve në Shqipëri?

Publikuar më: 15:31 09-08-2017

Ky është personi që pret thirrjet nga pushteti vendor apo dhe institucionet e tjera publike që kërkojnë ndihmë në rast të përhapjes së vatrave të zjarrit. Përgjatë 24 orëve në ditë një person qëndron vazhdimisht në zyrën qendrore të emergjencave civile, ku pret çdo shqetësim lidhur me situatën e zjarreve, e më pas ua përcjell personave përgjegjës. E në një ditë si e sotmja, ku 100 % e territorit të vendit është i rrezikuar nga krijimi i vatrave të zjarrit, puna bëhet edhe më e vështirë dhe e tensionuar. 

Në zyrën qendrore të emergjencave civile qëndrojnë pa ndërprerë vetëm 2 persona, ai që pret denoncimet e rasteve dhe një tjetër që merr informacion nga zyra evropiane e emergjencave civile. Ndërsa pjesa tjetër, në bashkëpunim edhe me institucionet e tjera shtetërore ndjekin nga afër në terren operacionet kundër zjarreve.
Ndërsa në vend termometri i kalon 40 gradë celcus, duket se shkaku kryesor i rënies së zjarreve janë vetë qytetarët. Nga të dhënat e fundit mësohet se rreth 95% e rasteve të vatrave të zjarri janë si pasojë e zjarrvënës së qëllimtë apo dhe të pakujdesisë, dhe vetëm 5 e tyre si pasojë e shkaqeve natyrore. Në këto kushte është e domosdoshme ndërhyrja e organeve të drejtësisë, e cila deri në këto momente po ndjek penalisht 14 persona, me akuzën e zjarrvënës së qëllimtë. Megjithatë në kodin penal zjarrvënia e qëllimte ka dhe një masë të rëndë dënimi. Masa e dënimit fillon nga 5 deri në 20 vite burg, në varësi të veprës penale. Edhe zjarrvënia nga pakujdesia dënohet nga 2 deri në 5 vite burg. E megjithatë duket se kjo mase nuk zbatohet, për sa kohë vëniet e qëllimshme te zjarrit nuk ndalen.

Article Logic
Execution time: 0.0035970211029053