Në rrjetet sociale po qarkullon një foto ku një qytetar duket se ka votuar dy herë, pasi ka dy gishat me bojë. I pari që denocoi ishte demokrati Luçiani Boçi që nëpërmjet një reagimi në rrjetin e tij social, ironizon procesin zgjedhor duke u shprehur se votimet do të habisin vëzhguesit ndërkombëtarë.
Boçi ka postuar foton ku tregohet një qytetar në Cërrik i cili sipas ish-deputetit ka votuar dy herë dhe tregon gishtat e tij me shenja boje.
Reagimi i plotë i Luçiano Boçit:
“Shiheni vete sa të rregullta janë zgjedhjet!!!! Proces evropian sa dhe Soreca do habitet pale vëzhguesit e tjerë ndërkombëtarë. Personi ka votuar në Cërrik.
Qetësisht e me buzëqeshje teegon gishtat e shënjuar. Kur ky është futur dy herë!
Po të tjerët?!!! Partiakët, militantët, të fortët?! Po mbushja e kutive në fund?! Konkluzionin ljeninë dorë OSBE-ODHIR.”