INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush mund të zëvendësojë Joleza Kokën? Ja detajet nga gara...[FOTO]

Kush mund të zëvendësojë Joleza Kokën? Ja detajet nga gara...[FOTO]

Publikuar më: 12:01 05-08-2016

“Jam ende me veshjen e mbrëmjes së djeshme, kur kishim në një festë në lokalin ku ishte edhe Ministri Klosi. Sot në mëngjes unë u zgjova te shtëpia e një shoqes sime, që është në të njëjtin pallat me Ministrin Tahiri, e në fakt vura re se rojet ishin ende poshtë”
Këto janë pjesë të një fjalimi të kryetares së FRESSH, Joleza Koka, pak muaj më parë që bëri që roli i saj në shoqëri dhe në PS të zbehet disi. Menjëherë strukturat e larta të partisë vendosën që të nisë gara për zgjedhje të reja në FRESSH. E që prej më shumë se 5 muaj kanë nisur gara për zgjedhjet për këtë post shumë të rëndësishëm për të rinjtë socialistë. Po garës po i vjen fundi, pasi në datën 10 gusht përfundon dhe votimi online. Kjo ishte një mënyrë zgjedhjesh që deri më tani nuk ka ndodhur në vendin tone dhe deri tani duket si një formulë e suksesshme. 
Vlerësimet për pjesën e parë të garës konkurentët ia kanë lënë në dorë publikut me anë të votës në website www.fresshvoice.al, ku në fazën e parë ishin plotë 4250 pjesëmarrës nga e gjithë Shqipëria. Tani në fazën e dytë që është dhe pjesa më kulminante e garës kanë mbetur rreth 285 kandidatë që vijojnë të kërkojnë votën dhe mbështetjen e pubikut. Aktualisht numri i votuesve ka shkuar mbi 60 mijë. Po ata që spikatin janë tre kandidatët e parë që me pikë kanë lënë shumë pas të tjerët. Në vend të parë është Sekretari i përgjithshëm, Eljo Hysko, që ka rreth 3.600 vota dhe pasohet nga një anëtar i thjeshtë që ka një kontribut shumë vjeçar në rradhët e socialistëve dhe çuditërisht po afrohet ndjeshëm në krye. Gentjan Osmani, ka kapur rreth 3250 vota. Mësohet se anëtari i PS, Osmani nuk është se ka shumë mbështeje nga strukturat e forta brenda partisë, por pjesën më të madhe të votave e ka marrë duke i fituar zemrën publikut.

Osmani me një staf të thjeshtë ka trokitur derë më derë dhe ka shprehur ambicjet e tij për një FRESSH më të fortë.

Ndërsa i treti është Elsamed Mukaj i cili deri tani ka mbledhur 3000 vota. Gara që në nisje ka qënë e fortë dhe shumë transparente kështu që deri në fund të saj mund të këtë surpriza. Po për të mësuar se kush do të drejtojë një nga forumet më të rëndësishme në vend atë Eurosocialist Shqiptar duhet të presim deri në datën 10 gusht, ku mbyllet votimi online. Ndërsa në muajin shtator 20 kandidatëve më të votuar do tu bashkohen e votat e anëtarëve të FRESSH në votimin "një anëtar -një votë".
Kjo folmulë zgjedhjesh ndodh për herë të parë në vendin tonë.
E vetvetiu lind pyetja a është kjo një mënyrë që të harrohet se zgjedhjet e mirëfillta tek mëma e FRESSH tek Partia Socialiste nuk u bënë apo një model që duhet të ndjeke jo vetëm PS, por dhe partitë e tjera në vend?

Article Logic
Execution time: 0.0041329860687256