INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush ndikoi?! STRESI flet TROÇ, ja si i erdhi fundi lidhjes me Keisin: Ndodhi një…

Kush ndikoi?! STRESI flet TROÇ, ja si i erdhi fundi lidhjes me Keisin: Ndodhi një…

Publikuar më: 09:33 06-10-2020

Ndarja e papritur nga partnerja dhe arrestimi i tij, janë temat që është diskutuar më gjatë dhe ai ka vendosur që të flasë sot e të mos diskutojë më në lidhje me të.

I ftuar në emisionin “NIN”, reperi ka treguar gjithçka që nga momenti kur u arrestua dhe u kap në hotel me një femër tjetër e deri tek koha kur ai dhe Keisi ndanë rrugët. Stresi tha se vajza që u kap me të në hotel ka qenë e infiltruar nga policia, për të marrë informacione në lidhje me lëvizjet e reperit. Ai shtoi se emri i saj nuk është përmendur fare as në gjyq dhe se kjo ka qenë disi e çuditshme.

Stresi tha se keqkuptimet me Keisin nisën pas daljes së tij nga burgu dhe për shkak se të tjerët ja tregonin asaj historitë ndryshe.

“Jemi ribashkuar pas burgut. Ajo ka ndenjur aty non stop më ka pritur, nuk është e lehtë të vish nga ana tjetër e botës e të presësh. Pasi dola u rikuperova shumë shpejt. Ka qenë nata kur erdha në Prishtinë në një emision, aty ndodhi një keqkuptim i madh.

Kemi shkuar në hotel 30 djem dhe unë i mbaj mend gjërat shumë mirë. Unë nuk mund të ndaloja dikë të merrte shoqen e tij dhe këtu ndodhi një keqkuptim i madh. Asaj i kanë thënë unë kam qenë ndryshe dhe si duket me zor ka prit, mori avionin dhe iku.

Aktualisht nuk jam me të. Ajo është shumë e shtrenjtë për mua përderisa ka mbiemrin tim akoma. Për një rikthim nuk mund të flas. Unë po ec para, se është dicka o vjen, o s’vjen. Unë jam shumë mirë aktualisht”, tha reperi, duke shtuar se nuk do flasë më për Keisin, sepse ajo ka jetën e saj dhe nuk preferon ta bëjë objekt bisede.

Stresi u shpreh se Keisi u nxitua të bënte një deklaratë në lidhje me të dhe që nuk i shkonte fare, sepse të dy kanë kaluar shumë kohë bashkë. Ai tregoi se vazhdon ta ketë ëndërr që të ketë një fëmijë, pavarësisht nëse do jetë apo jo në lidhje me nënën e fëmijës.

Article Logic
Execution time: 0.0037009716033936