INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kush nuk ju bind urdhrave të Ramës në mbledhjen e grupit?

Kush nuk ju bind urdhrave të Ramës në mbledhjen e grupit?

Publikuar më: 15:45 08-09-2017

Në mbledhjen e parë të grupit të ri parlamentar të Partisë Socialiste kishte mungesa. Në fakt kanë munguar emra të rëndësishëm për selinw rozw, edhe pse kreu i saj Edi Rama kishte urdhëruar që asnjë të mos mungonte. 

Në mbledhje mungoi Saimir Tahiri, ish ministri të cilit nuk ju besua nga Edi Rama një portofol ministror. Po ashtu mungesën e mori dhe Ditmir Bushati dhe Musa Ulqini. Në fakt mungesat e tyre janë të justifikuara, sepse këta 3 deputetë socialiste ndodheshin jashtë vendit për vizita zyrtare. Mësohet se Sajmir Tahiri ndodhet në Itali, Ditmir Bushati është i pranishëm në një takim në Estoni dhe Musa Ulqini po ashtu ndodhet për një takim në Bullgari.

 

Article Logic
Execution time: 0.0022690296173096